Lutfi Haziri sot mban konferencë për media
Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, sot në ora 11:00 do të mbajë konferencë për media. Përderisa nuk është bërë e ditur arsyeja konkrete e konferencës, ajo vjen pas një konference për media të LDK-së të mbajtur dje (12 tetor) duke trajtuar çështjet që kanë të bëjnë me ushtarët e FSK-së.
Në konferencën e mbajtur dje nga kjo parti, është kërkuar llogaridhënie nga qeveria për krizën me ushqimin e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
"Kjo situatë alarmante, e konfirmuar nga Komandanti Jashari në një letër drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes, është një pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit të qeverisë për të planifikuar dhe menaxhuar shërbimet thelbësore për ushtrinë tonë. Situata nuk është thjesht një çështje e vonesave në ushqim—është një çështje shëndeti, sigurie dhe gatishmërie operacionale. Ushtarët tanë tani përballen me kërcënimin real të helmimit nga ushqimi dhe infeksionit për shkak të kushteve të përkeqësuara higjienike dhe shërbimeve ushqimore të pasigurt.”