Lutfi Haziri: Kurti është dashur të na ftojë para se ta takonte Vuçiqin, tash është e kotë - NACIONALE

Lutfi Haziri: Kurti është dashur të na ftojë para se ta takonte Vuçiqin, tash është e kotë

1 vit më parë

nga Muhamet Koci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së djeshme të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes u shpreh se do të takonte partitë opozitare të vendit – më saktë tre liderët e tyre – për të ndërtuar “unitet kombëtar”. Por, çka mendon Lutfi Haziri i LDK-së për këtë çështje?

Në një intervistë të publikuar të shtunën nga gazeta Nacionale, z. Haziri e quante ftesën e Kurtit për opozitën si “të pakuptimtë”.

Haziri kishte deklaruar se “ftesa për opozitën në këtë fazë (dmth pas takimit të Vuçiqit) isthe e pakuptimtë.

“Takimet pas situatave të ndodhura nuk e di se çfarë kuptimi kanë. Ftesa për opozitën pasi të dërgohet polica speciale në veri dhe të cenohet siguria publike, është e vonshme. Pasi ke shpalosur dokumentin para ndërmjetësit ndërkombëtarë dhe presidentit serb, me e thirrë opozitën me kallxu se çka përmban ai dokument, është e vonshme. Ai mund të na thirrë për çdo lloj takimi, por trendi i tij dhe i presidentës me të ftu pasi të ndodh diçka në politikë nuk funksionon,” ­– tha z. Haziri.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se ka një nevojë urgjente për një dialog të brendshëm “me pjesëmarrje të opozitës dhe shoqërisë civile”.

Për Qeverinë ndërkohë, ka vlerësuar se ka “pasiguri” dhe “mungesë kapacitetesh” për t’u përballur me dialogun me Serbinë në Bruksel.

Lajme të ngjashme