Lushtaku respekton vendimin e Kryesisë së PDK-së, por mbetet pro bashkimit me Limajn
Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, tha se e respekton vendimin e Kryesisë kundër përfshirjes së Fatmir Limajt në listën zgjedhore, pavarësisht qëndrimit të tij personal.
"Unë e respektoj mendimin e shumicës, e respektoj demokracinë e brendshme. Fatkeqësisht u mor një vendim i tillë. Megjithatë, mendoj se vetëm të bashkuar kemi një alternativë më të madhe kundër Vetëvendosjes," tha Lushtaku në Klan Kosova.
Ai shtoi se bashkimi do të kishte sjellë më shumë mbështetje dhe besim ndaj PDK-së.
Lushtaku u shpreh gjithashtu se ish-presidenti Hashim Thaçi, po të ishte i lirë, do të ishte pro bashkimit.
"Besoj absolutisht që ai do të ishte pro, por për shkak që nuk kam biseduar drejtpërdrejt me të, nuk mund të jap një qëndrim të tillë," tha ai.