Lushtaku publikon video nga evidentimi i të rënëve në Rezallë, menjëherë pas masakrës
Kryetari i Skenderaj, Sami Lushtaku, ka ndarë kujtime nga masakra e Rezallës, duke theksuar dhimbjen dhe sakrificën e të rënëve për lirinë e Kosovës.
Ai përmendi emrat e bashkëluftëtarëve të tij, përfshirë Malush Ahmeti, Ilaz Dërguti, Liman Musliu, Ahmet Zabeli, Jeset Lushtaku, Avni Zabeli dhe Zekë Zabeli, të cilët u vendosën përballë regjimit serb dhe luftuan për çlirimin e vendit.
“Lavdi të rënëve për lirinë e Kosovës!”, shkroi Lushtaku.