Lushtaku: Me grushtin lart, tregove forcën dhe unitetin që na bashkon të gjithëve
Kandidati i PDK-së për deputet, Mergim Lushtaku, ka komentuar fotografinë e djeshme të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili kishte përshëndetur qytetarët pasi bëri homazhe të te varri i babait të tij.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se me grushtin e ngritur lart, Thaçi ka treguar forcën dhe unitetin që i bashkon të gjithë.
“Në këto ditë të rënda, ne vizituam familjen tënde për ngushëllime, bashkë me mijëra qytetarë nga trojet shqiptare! Sot, ti vizitove varrin e babait tënd, njeriun që të rriti dhe të inspiroi. Dhe në atë moment, me një shenjë falënderimi dhe me grushtin lart, tregove forcën dhe unitetin që na bashkon të gjithëve! President, Kosova po të pret!”, ka shkruar Lushtaku.