Lushtaku: Kurti po gënjen për mua, nesër do të inicoj padi për këtë çështje
Kryetari i Skenderajt ka paralajëmruar padi në gjykatë për Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, pasi ky i fundit pretendoi se Lushtaku ia ka sulmuar eskortën vitin e kaluar. Lushtaku tha se ekziston raport zyrtar i policisë për mbyllje të atij rasti, pasi nuk kishte ndodhur, nderkohë që Kurti sipas tij po vazhdon ta përsërisë gënjeshtrën publikisht.
E plotë:
Albin Kurti po vazhdon me gënjeshtra e shpifje publike duke pretenduar rrejshëm për një “tentativë sulmi me makinë” në Skenderaj gjatë vitit të kaluar nga ana ime. Për këtë rast ekziston raport zyrtar policor dhe pamje të kamerave të sigurisë, ku është konstatuar se nuk ka pasur asnjë lloj rreziku të sigurisë në komunikacion dhe rasti është mbyllur nga organet kompetente.
Meqë po vazhdon me shpifje e sulme ndaj meje, nga nesër do të inicioj padi për këtë çështje.
Albin, pas 6 vitesh në pushtet, Kosovës nuk i le asnjë projekt madhor, por vetëm propagandë, përçarje dhe viktimizim politik.
Mjaft më!
SL