Lushtaku i shkon në vizitë babait të Thaçit: Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin - NACIONALE

Lushtaku i shkon në vizitë babait të Thaçit: Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ish komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku ka vizituar gjatë ditës babain e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Lushtaku ka shkruar se ai qëndron i forte e krenar si gjithmonë për të birin, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e jo vetëm UÇK-së, por edhe shtetit të Kosovës.

“Me një pjesë të themeluesve të UÇK-së, Jakup Nura, Fadil Kodra, Sahit Jashari e Zenun Kodra, në vizitë tek Baca Haxhi, babai i Presidentit Hashim Thaçi.

Ai qëndron i fortë e krenar si gjithmonë për të birin, i cili ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin jo vetëm të UÇK-së, por edhe të shtetit të Kosovës!”, ka shkruar Lushtaku.

Lajme të ngjashme