Lushtaku ftohet për intervistim në Polici, shumë qytetarë dalin në përkrahje të tij
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, është ftuar për intervistë nga Policia e Kosovës rreth incidentit të djeshëm në këtë komunë ku është rrahur kryetari i qendrës së VV-së në Skenderaj, Hysni Mehana.
Gazeta Nacionale ka mësuar se Lushtoku i është përgjigjur pozitivisht ftesës.
Nga pamjet që sjell Ekonomia Online shihen shumë qytetarë që janë mbledhur para stacionit të policisë ku do të intervistohet Lushtaku.
Sot nënkryetari i kësja komune, Fadul Nura, ka mohuar se në këtë incident ka qenë i përfshirë Sami Lushtaku.