Kasolli: Glauk Konjufca po imiton Edi Ramën
Kasolli: Glauk Konjufca po imiton Edi Ramën

Njohësi i rrethanave politike në vend, Afrim Kasolli, ka komentuar veshjen e kryeministrit Albin Kurti dhe kryekuvendarit Glauk Konjufca, në premierën e filmit "Luaneshat e Kodrës" të regjisores së mirënjohur Luana Bajrami.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë eveniment Konjufca me veshje ka tentuar të kopjon kryeministrin Edi Rama.
“Askund nuk ka më shumë rëndësi raporti i qenies me shfaqjen se sa në jetën politike. (Being means appearing) Pra nga mënyra se si shfaqesh e definon edhe autenticitetin tënd në sferën publike. Në këtë kontekst edhe veshjen ndryshe dje të Glaukut me një event artistik me setër, xhinse dhe patika, duhet ta kuptojmë si diçka “pozitive”. Si përpjekje për t’u shfaqur ndryshe nga Albini. Për ta dalluar vetën nga ai. Kurse këtë dallim qenka munduar ta bëjë duke imituar stilin “ekzibicionist” të Edi Ramës. Pra t’i përngjaj më shumë shijeve stilistike të të parit të qeverisë shqiptare, e jo të një burokrati të ftoftë, pa ngjyra dhe të njëtrajtshëm, siç edhe dukej shefi i tij i partisë në atë foto. Edhe pse imitimi qenka i dobët. Megjithatë duhet të vlerësohet synimi”, ka shkruar Kasolli.
Ish-ushtari i UÇK-së dhe pjesëtari i shquar i lobit shqiptaro-amerikan, Uk Lushi, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti së shpejti do të jetë i vetëm në Qeveri.
Kurti mori postin e ministrit të Shëndetësisë nga Rifar Latifi, thuhet në postimin e Lushit në Facebook.
“Shpejt Albin Kurti do të ketë qeveri vetëm me një njeri—VETEN”, shkroi ai mes tjerash.