Lushi për premtimin e Kurtit për bashkimin me Shqipërinë: I mbajnë dhe realizojnë krejt premtimet
Analisti nga Amerika, Uk Lushi pretendon se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe partia e tij, Vetëvendosjes kanë harruar që të realizojnë premtimin e tyre për bashkimin me Shqipërinë.
Lushi ka thënë se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë do të bëhet më 28 nëntor.
“Albin Kurti dhe VV i mbajnë dhe realizojnë krejt premtimet: hapi i parë i bashkimit kombëtar gjegjësisht fuzionimi Kosovë-Shqipëri do të bëhet më 28 Nëntor. Thashê t’ua rikujtoj juve tjerëve sepse Kurti dhe VV nuk harrojnë.”, ka shkruar ai.