Lushi: Nuk e mbaj mend RTK-në kaq poshtë, njeriu që i laritet politikanit nuk duhet të lejohet në gazetari
Njohësi i çështjeve politike e ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, ka komentuar intervistën e mbrëmshme në RTK.
Lushi ka thënë se televizionin publik nuk e mban mend kaq poshtë.
Postimi:
Skandaloze intervista e Kurtit me RTK sonte. Nuk e mbaj mend RTK-në kaq poshtë. Gazetaria është profesion i nderit dhe interrogimit. Njeriu që i tutet apo laritet politikanit nuk duhet të lejohet në gazetari.
Ndihem keq për RTK-në sonte.