Lushi me interpretim: Dejona Mihali është vegël, Kurti është makinacionisti suprem - NACIONALE

Lushi me interpretim: Dejona Mihali është vegël, Kurti është makinacionisti suprem

2 vjet më parë

nga NACIONALE

UK Lushi, anëtar i lobit shqiptar dhe ish-ushtar i UÇK-së, ka shkruar një shkrim, në të cilin ka komentuar figurën e Dejona Mihalit, koordinatore e fuqishme e VV-së.

Sipas Lushit, Mihali është vetëm një vegël, ndërsa “Albin Kurti është intriganti dhe makinacionisti suprem”.

Tutje, Lushi ka shkruar se Kurti nuk e lejon askënd mbi veten.

“Mos bini pre e kësaj poshtërsie antishqiptare përçarëse. Kombi nuk është një, dy apo tre individë.

Albin Kurti nuk e lejon askënd mbi veten. ASKËND. As atdheun. E lëre më Dejona Mihalin. Prandaj Dejona bën vetëm çka t’i thotë Albini siç bëjnë krejt shërbëtorët e tij në partinë e tij personale VV.

Mos e mitizoni Dejona Mihalin sepse ia hiqni përgjegjësinë mashtruese Albin Kurtit dhe goditni kombin shqiptar.

Dejona është vegël, instrument, mashë. Është një e mjerë për keqardhje. Albin Kurti është intriganti dhe makinacionisti suprem” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Lajme të ngjashme