Lushi: Kuvendi i Shqipërisë të sillet si Kuvend i krejt shqiptarëve, ta votojë rezolutën kundër raportit të Martyt - NACIONALE

Lushi: Kuvendi i Shqipërisë të sillet si Kuvend i krejt shqiptarëve, ta votojë rezolutën kundër raportit të Martyt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ushtari i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendi të Shqipërisë që nesër të votojnë rezolutën për UÇK-në dhe kundër trillimeve anti-shqiptare të Dick Martyt.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se Kuvendi i Shqipërisë duhet të sillet si Kuvend i krejt shqiptarëve.

Kuvendi i Shqipërisë nesër do të sillet si Kuvend i krejt shqiptarëve ndërsa voton Rezolutën për UÇK-në dhe kundër trillimeve anti-shqiptare të Dick Martyt. Të bashkuar fitojmë çdo armik”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme