Lushi: Kurti duhet të distancohet publikisht nga sulmet fashiste që po i bëhen deputetes Musliu - NACIONALE

Lushi: Kurti duhet të distancohet publikisht nga sulmet fashiste që po i bëhen deputetes Musliu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Veprimtari Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në SHBA-së, ka dënuar sulmet e përkrahësve të VV-së ndaj deputetes Ganimete Musliu.

Ai i ka bërë me dije se këto sulme primitive tregojnë se Drenica dhe gruaja shqiptare vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar.

Lushi i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të distancohet publikisht nga këto fyerje fashishte.

Sulmet falangiste, primitive dhe fashiste ndaj një gruaje të Drenicës tregojnë që Drenica dhe gruaja shqiptare vazhdojnë të jenë epiqendrat e patriotizmit shqiptar të paepur. Fatkeqësisht ndër shqiptarë ka grupacione të cilëve u pengojnê Drenica dhe liria e gruas shqiptare, por këta shqiptarë janë specie që do të zhduken me kalimin e kohës. Fashizmi gjithmonë humb. Albin Kurti duhet të distancohet publikisht nga falangistët dhe te thotë qartësisht se nuk përfaqëson fashistët!”, ka shkruar Lushi në profilin e tij në “Facebook”.

Lajme të ngjashme