Lushi kritikon ashpër Kurtin dhe Ramën: Të dytë janë arrogantë dhe kryeneçë - NACIONALE

Lushi kritikon ashpër Kurtin dhe Ramën: Të dytë janë arrogantë dhe kryeneçë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka thënë se të dytë janë arrogantë, kryeneçq dhe vetiakë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Lushi ka shkruar se shumica e shqiptarëve janë si Rama dhe Kurti.

KM Rama është arrogant. KM Kurti është arrogant. Të dy janë kryeneçë dhe vetiakë. Janë shqiptarë dhe shumica e shqiptarëve të së kaluarës dhe të së tashmes si këta të dy jemi. Por kush i fryen zjarrit të ndarjes për kësi ordinarizma vesesh të vogla shqiptare, me apo pa dije, është duke çuar ujë në mullirin e antishqiptarizmit. Shqiptarët e së ardhmes do t’i flakin veset e njerëzve primitivë nga para era e re dhe shqiptarët, nga komb i ndarë mjeran, do të bëhemi komb i bashkuar i fortë. Nuk keni as nevojë dhe as të drejtë të jeni as me Ramën e as me Kurtin. Jini me kombin shqiptar dhe, në vend se të byryteni me fjalë, merruni me ndonjë punë për kombin”, ka shkruar Lushi.

Lajme të ngjashme