Lushaku-Sadriu: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, kjo po shihet edhe nga ngutija e VV-së për t`i kapur disa institucione - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Po shkojmë drejt zgjedhjeve, kjo po shihet edhe nga ngutija e VV-së për t`i kapur disa institucione

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka bërë me dije se vendin drejt zgjedhjeve të reja po e dërgon kryeministrit Albin Kurti.

Ajo ka bërë me dije se kjo po shihet edhe nga agjenda e ngjeshur legjislative.

“Së pari deklaratat që zoti Kurti ka bërë për cikël zgjedhjesh e tregojnë me gjasë edhe tendencën e tij edhe e shpjegojnë krejt idenë mbrapa. Ne sot sapo e përfunduam mbledhjen e kryesisë dhe pamë një agjendë të ngjeshur që po vendos anëtarë të rinj të bordeve dhe ka një shpërfaqje totale për tendencën për kapje institucionale. Krejt kjo dinamikë e shpjegon që ne jemi duke shkuar në zgjedhje, por jemi duke shkuar në zgjedhje sepse partia më e madhe nuk po prodhon një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit. Është partia më e madhe që ka numrin më të madh të deputetëve dhe që në bazë të kushtetutës i takon përgjegjësia më e madhe për ta zgjedhur presidentin”, ka thënë Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme