Lushaku-Sadriu kundër dorëheqjes së Abdixhikut
Jehona Lushaku-Sadriu, e LDK-së, ka deklaruar se kryetari aktual i partisë, Lumir Abdixhiku, duhet ta vazhdojë misionin dhe mandatin e tij në krye të LDK-së.
E ftuar në emisionin “DPT te Fidani”, Lushaku-Sadriu theksoi se Abdixhiku ka ende detyra të rëndësishme përpara, duke përfshirë reformimin e partisë dhe zgjerimin e rrjetit të saj, me qëllim të përmirësimit të rezultatit politik.
“Unë mendoj që ai duhet ta vazhdojë misionin e tij dhe mandatin e tij që e ka marrë para dy vitesh e gjysmë, për ta hapur partinë, për ta reformuan partinë, për ta konsoliduar, për ta rritur rrjetin e partisë sonë dhe për ta përmirësuar rezultatin”, tha ajo.
Ajo bëri të ditur se do të votojë kundër dorëheqjes së Abdixhikut, duke shprehur besimin se ai ka ende potencial për ta udhëhequr partinë drejt përparimit.
“Unë votoj kundër dorëheqjes së tij, sepse mendoj që ai ka ende potencial, ka potencial në të cilin unë besoj që ai mund të shkojë përtej, mund ta krijojë një frymë brenda partiake, ku rritet partia edhe me potencialin e tij, po edhe me potencialin e LDK-së, traditën dhe unitetin brendapartiak që mund ta krijojmë edhe bashkë, edhe si ekip, unë shpresoj që LDK-ja të ecë përpara dhe të jetë alternativa më serioze për ta qeverisur vendin”, u shpreh ajo.