Lushaku-Sadriu: Kryeqyteti po fillon mësimin tërëditor - NACIONALE

Lushaku-Sadriu: Kryeqyteti po fillon mësimin tërëditor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtoresh për Arsim në Komunë të Prishtinë, Jehona Lushaku, ka treguar për përgatitjet e komunës për fillimin e procesit mësimor gjithëditor.

Ajo ka bërë me dije se bashkë me të parin e kryeqytetit kanë takuar drejtorët e shkollave që do të fillojnë për herë të parë me këtë projekt.

Në profilin e saj në “Facebook”, Lushaku-Sadriu ka shkruar se ka ardhur koha që shteti me i dal zot arsimit.

“Me krenari dhe emocion, bashkë me kryetarin Perparim Rama dhe drejtorët e shkollave të Kryeqytetit kemi mbajtur Mbledhjen e rregullt të fillimit të vitit shkollor në Shkollën Model-QB, e cila do të zbatojë mësimin tërë-ditor. I faleminderuam të gjithë mësimdhënësit dhe drejtorët e të gjithë ata që kontribuan me përkushtim për realizimin e kësaj reforme. Mbështetja e tyre e vazhdueshme ka qenë kyçe për suksesin e kësaj nisme. I siguruam njëkohësisht se Kryeqyteti do t'i ketë shkollat prioritet. Në gjithë rrugëtimin e ndryshimeve arsimore në të mirë të fëmijëve, Kryeqyteti do të jetë garant i përkrahjes së pakontestueshme. Ka ardhë koha, shteti me i dal zot arsimit!”, ka shkruar Lushaku-Sadriu.

Lajme të ngjashme