Lushaku-Sadriu: Kërkesa e LDK-së është Presidenca, institucionet kryesore duhet të kenë balancë
Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se kërkesa e kësaj partie është që pozita e presidentit t’i takojë LDK-së.
Ajo ka deklaruar se LDK-ja po insiston që institucionet kryesore të vendit të kenë balancë, ndërsa pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale.
“LDK-ja gjithmonë ka thënë se institucionet kryesore të kenë balancë. Edhe në këtë kuptim, kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së dhe pushteti të ndahet në mënyrë proporcionale”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
Këto komente, Lushaku-Sadriu i bëri para mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit.