Lushaku Sadriu e pyet VV-në për ofertën e Abdixhikut: Emrin e keni, kallxoni i keni 66 vota? - NACIONALE

Lushaku Sadriu e pyet VV-në për ofertën e Abdixhikut: Emrin e keni, kallxoni i keni 66 vota?

4 muaj më parë

nga NACIONALE

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka pyetur Lëvizjen Vetëvendosje nëse i kanë 66 vota për Vjosa Osmanin për presidente.


Përmes një reagimi në Facebook, Lushaku Sadriu i tha VV-së se emrin e kanë, duke u bazuar në oferën e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku për emrin e Vjosa Osmanit.
“A deshtët emra? Emrin e keni. Kallxoni a i keni 66 vota”, ka shkruar ajo.


Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje, me anë të kryetarës së grupit parlamentar të tyre, Arbërije Nagavci, ka bërë të ditur se nuk i pranon përgjigjet në media dhe në rrjete sociale nga opozita. Pra, as propozimin për Vjosa Osmanin nga Abdixhiku e as refuzimin e PDK-së.

Anipse, Vetëvendosje për t’u marrë vesh për Presidentin, PDK-së i bëri ofertë me anë të aplikacionit “Ëhatsapp”, dhe deklaroheshin se nuk ka nevojë për ftesë formale, tash Nagavci thotë se përgjigjet nuk i pranon në rrjete sociale.

Lajme të ngjashme