Lushaku-Sadriu drejtuar Gërvallës: Dorëhiqu!
Kryetarja e Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu ka shkruar për ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, duke i kërkuar që të japë dorëheqje pas deklaratave të saj ndaj BE-së.
‘’Ministrja e Kurtit, Znj. Gërvalla-Schwarz, DORËHIQU! Ministrja Donika Gërvalla-Schwarz paska vazhduar të mbrojë deklarimet e saja skandaloze, prap duke hedhur dyshimet e saj në rolin e BE-së për sigurinë në Ballkanin Perëndimor’’- ka shkruar Lushaku-Sadriu në rrjetin social ‘’Facebook’’.
Ajo e quan Gërvallën një ministre hipokrite, dhe i kujton se BE-ja ka garantuar paqen e sigurinë e saj tash e 78 vjet, duke u koordinuar me SHBA-të, gjë që siç thotë ajo, ministrja dhe shefi i saj e paraqesin në Kosovë si të panevojshme.
Lushaku-Sadriu shton se Kosova ka zgjedhur të synojë të integrohet në BE duke e ankoruar atë në kushtetutë, e thotë se qeveria e ka përçmuar BE-në.
‘’Për të qenë të saktë, Kosova ka zgjedhur të synojë të integrohet në BE si rrugën e vetme të saj duke e ankoruar atë në Kushtetutë! Deri tani si ministre e jashtme, kjo qeveri ka bërë veprime pikërisht kundër këtij vizioni tonë shtetëror kushtetues; ka përçmuar BE-në si organizatë politike në të cilën Kosova ka aspirata t’i bashkohet’’- ka shkruar Lushaku-Sadriu.
Ajo i thotë Gërvallës të dorëhiqet, me arsyen se veprimet e saj, siç i quan Lushaku ‘’të pamençura’’, po i shkaktojnë dëme të pariparuëshmë Kosovës.
Në fund ajo shton se rruga e Kurtit e Gërvallës sipas saj është rruga e izolimit dhe humbjes, ndërsa rrugën që ofron LDK, e quan rrugë të fitores.
‘’Ministrja e Kurtit, Znj. Gërvalla-Schëarz, DORËHIQU! Dorëhiqu, ngase diskursi yt i paprecendent e veprimet e tua të pamençura janë duke i shkaktuar dëme të pariparueshme Kosovës! Përfundimisht, rruga e Kurtit dhe Gërvalla-Schëarz-it është rruga e izolimit dhe humbjes. Rruga që ofron LDK është një rrugë ku Kosova ecën bashkë me miq; është rrugë e fitores’’- ka shtuar Lushaku-Sadriu.
POSTIMI I PLOTË:
