Lushaku: Nën qeverisjen e LDK-së, Kosova s'do të vinte në gjendjen e tanishme - NACIONALE

Lushaku: Nën qeverisjen e LDK-së, Kosova s'do të vinte në gjendjen e tanishme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

“Nëse LDK-ja do të qeveriste, nuk do të vinte situata ku është tani’’, ka thënë kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu në Klan Kosova në emisionin Rubikon.

Lushaku-Sadriu derisa po shpaloste 7 hapat e LDK-së për të dal nga kriza që ka kapluar vendin prej një viti, ka përmendur vërejtjet dhe sanksionet ndërkombëtare që e kanë sjellur Kosovën në një pozitë pa aleatë.

“Kemi marrë vërejtje ndërkombëtare dhe e kemi sjellë Kosovën në një pozitë, ku s’kemi as aleatë për t’u konsultuar dhe për të arritur qëllimet tona. Kemi parë deklarata të pamatura nga kryeministri, nga ministrja e jashtme sa i përket aleatëve duke filluar nga Blinken. Në kohën kur Kosovës iu shtuan sanksionet. Tani edhe ato nëse heqen kthehemi në pikën zero. Ajo çfarë kemi humbur është koha’’, ka thënë Lushaku – Sadriu.

Sipas Lushaku-Sadriut, dëmi që i ka bërë Kosovës mendësia e qeverisjes së Albin Kurtit është e madhe dhe se politikat e Vetëvendosjes nuk I sollën asgjë të mirë vendit.

Lajme të ngjashme