Lushaku: LDK është ajo që e çmon shtetin dhe zhvillimin ekonomik
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kjo parti do të iu gjendet pranë qytetarëve në këtë kohë krizash.
Duke e komentuar se iniciativën e Abdixhikut për të diskutuar me qytetarët, ajo ka thënë se LDK-ja është partia që e çmon shtetin dhe zhvillimin ekonomik.
Postimi i saj i plotë në Facebook:
Me iniciativën e kryetarit Abdixhiku, LDK ka filluar ciklin e diskutimeve me qytetarë: “LDK ju dëgjon”.
E nisëm me Podujevën, me energjinë e dashninë e llapjanve për rritjen e LDK-së; por edhe me shqetësimin e tyre vendin; për krizat e pamenaxhuara nga qeveria.
LDK është ajo që e çmon shtetin e zhvillimin ekonomik të tij; respekton dinjitetin e mirëqënjen e qytetarit, posaqërisht në kohë krizash; e do të jetë gjithmonë afër qytetarëve!
Faleminderit llapjanë!