Lumir Abdixhiku rizgjidhet kryetar i LDK-së
Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetari i LDK-së në Kuvendin e 10-të Zgjedhor të kësaj partie.
Pas një pune dy-vjeçare në krye të partisë, Abdixhiku është zgjedhur përsëri për të udhëhequr me LDK-në.
Ai nuk ka pasur asnjë kundër kandidat në Kuvendin Zgjedhor.
333 vota ishin për, teksa nuk pati asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Para votimi, Abdixhiku ka mbajtur edhe një fjalim, të cilin mund ta lexoni ne linkun më poshtë:
