Lumir Abdixhiku nga Kongresi i EPP-së: Kosova duhet t’i mbajë dyert hapur tek aleatët tanë - NACIONALE

Lumir Abdixhiku nga Kongresi i EPP-së: Kosova duhet t’i mbajë dyert hapur tek aleatët tanë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë evropianë në ditën e parë të Kongresit të Partive Popullore Evropiane (EPP), që po mbahet në Bukuresht.

Në një postim në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se ka takuar miq të LDK-së dhe të Kosovës, përfshirë edhe kryetarin e rizgjedhur të EPP-së, Manfred Weber.

Postimi:

Takime, me miq të LDK-së, miq të Kosovës, në ditën e parë të Kongresit.

Manfred Weber, e rizgjodhëm kryetar të EPP-së me 610 vota nga 673 pjesëmarreës gjithsejtë. E takova dhe e urova për rizgjedhje. Siç i rikërkova angazhim të madh të së djathtës eveopiane për vendin tonë.

Takova dhe liderë të tjerë evropianë në këtë ditë të parë. Mbajtëm fjalime e diskutime mbi pikëpamjet tona dhe të ardhmen e përbashkët për shtetet tona.

Fjalim inspirues e garancë për të gjithë, qëndrimi i kancelarit gjerman në ardhje Merz. Kosova, duhet t’i mbajë dyert hapur tek aleatët tanë.

Lajme të ngjashme