Lulzim Hetemi viziton Shpejtim Bullqin, ky i fundit e përgëzon për qëndrueshmërinë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemin.
I pari i Podujevës e ka përgëzuar e Hetemin për qëndrueshmërinë e tij për të qeverisur komunën, e cila është ballafaquar me probleme tw shumta.
Në profilin e tij në “Facebook”, Bulliq ka shkruar se Hetemin e ka njoftuar për projektet e komunës së tij.
“Me kënaqësi kam pritur në takim mikun tim, kryetarin e Komunës së Leposaviqit Lulzim Hetemi, me ç’rast e përgëzova për qëndrueshmërinë dhe vendosshmërinë e treguar për të qeverisur me komunën, përkundër telasheve dhe sfidave të ndryshme. Kryeatrin Hetemi e njoftova nga afër për projektet e komunës sonë, si dhe gjatë takimit diskutuam për fushat ku mund të bashkëpunojmë si dy komuna të afërta gjeografikisht”, ka shkrua Bulliqi, duke shtuar se është e gatshme ta ndihmojë kolegun e tij.
“Shpreha mbështetjen e plotë për kryetarin Hetemi dhe stafin e tij, si dhe i sigurova që do të jemi në krah të tyre për t'ju ndihmuar në ballafaqim me problemet e ndryshme që mund të ju shfaqen në realizimin e detyrave të tyre”, ka shkruar ai.