Lulzim Hetemi tregon se çka i kërkoi Kurtit, Sveclës e Konjufcës: Më shumë bashkëpunim - NACIONALE

Lulzim Hetemi tregon se çka i kërkoi Kurtit, Sveclës e Konjufcës: Më shumë bashkëpunim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi pas shumë muajsh ka filluar që të dalë jashtë objektit të komunës ku punon.

Ndërkohë, natën e Vitit të Ri, ai u vizitua në shtëpinë e tij nga kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se me ta kanë diskutuar për punën e bërë dhe ato që pritet të realizohen gjatë vitit 2024.

“Po, ke kryeministri, kryeparlamentari edhe Xhelali, ministri i Punëve të Brendshme. Kena diskutu për punën që kemi bërë në veri, në komunën e Leposaviqit, dhe punën që do ta bëjmë gjatë këtij viti në 2024.” ka thënë ai për Mitropol.

Hetemi tutje shtoi se ka kërkuar nga Kurti bashkëpunim dhe ndihmë në investime.

“Pati kërkesë, bashkëpunimin e kam kërkuar kryeministrin, e kërkova të na ndihmojë me disa investime, në bujqësi, Ministria e Bujqësisë, e z.Peci, e Infrastrukturës, ajo e z.Elbert Krasniqi.” – tha ai.

Lajme të ngjashme