Lulikatili: Basha zbulon Unikkatilin dhe ia përdorë këngët për fushatë kundër Ramës
Për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, Lulzim Basha i koalicionit ‘Euroatlantik’ po bën fushatë kundër Edi Ramës, me këngët e artistit të hip-hopit kosovar, Unikkatil.
Nuk dihet nëse z.Basha po i kupton në tërësi tekstet e Unikkatil, i cili shquhet për ‘slleng’ të rëndë kosovar.
Në një seri videosh të shkurtra, të publikuara nga Lulzim Basha, në prapavijë dëgjohen këngët e Unikkatil – dhe përmes njërës, Basha e pyet Ramën se ‘ku i kanë mbetur shokët’.
“O Rame, prapë kishe pyet për mu, në listë të hapur jam o Ramë, me koalicionin Euro atlantik në Tiranë”, i thotë Basha në një nga video mesazhet drejtuar Ramës.
“Ej ti në listë të hapur, i fortë je, bravo, po ishalla po ta beson njer”, ia kthen Rama.