Lugina e Preshevës si pjesë e Kosovës “ideal i çdo shqiptari”, thotë Lutfiu
Që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës “është ideal i çdo shqiptari”, mendon Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Nevzat Lutfiu, në një intervistë me Albanian Post.
“Bashkimi i Luginës me Kosovë është ideal i çdo shqiptari, madje ky ideal është shprehur përmes referendumit të 1-2 marsit të vitit 1992, ku shqiptarët në tërësi iu përgjigjen këtij referendumi”, ka thënë ai.
Lutfiu tregon se nga shteti serb shqiptarët diskriminohen sistematikisht e madje deri “në kufinjë të racizimit” dhe atë për të vetmen arsye se janë shqiptarë.