Lufta në Lindjen e Mesme: 11 kosovarë arrijnë nga Dubai në Shkup - NACIONALE

Lufta në Lindjen e Mesme: 11 kosovarë arrijnë nga Dubai në Shkup

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ka arritur grupi i dytë i qytetarëve nga Dubai.

Sipas një njoftimi, në fluturim kanë qenë gjithsej 150 pasagjerë, 11 prej tyre kosovarë.

“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, bëhet me dije se grupi i tretë i qytetarëve, do të arrijnë nesër në Prishtinë me fluturim nga Riadi.

Lajme të ngjashme