Lufta kundër drogës - Policia e Kosovës do të trajnohet nga INL amerikane - NACIONALE

Lufta kundër drogës - Policia e Kosovës do të trajnohet nga INL amerikane

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Fehmi Hoti, ka pritur sot në takim, përfaqësues të INL amerikane, ku u tha se u diskutauan tema të rëndësishme.

Në komunikatën e lëshuar nga Policia, thuhet se Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti priti në takim drejtoreshën e INL-it znj. Tamra Greig, si dhe takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it z.Shaën Ëaddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme.

Komunikata e plotë e policisë:

Sot, më 16 shtator 2022, ud. drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës me stafin e lartë komandues pritën në takim znj. Tamra Greig, drejtoreshë në Zyrën për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit (INL), e cila po ashtu ishte e shoqëruar nga znj. Kimberly Riffe atasheun e DOJ-ICITAP, nga Ambasada e SHBA-së.

Takimi përveç se ishte i karakterit njoftues me drejtoreshën e re të INL-it dhe në anën tjetër lamtumirës me ish drejtorin e INL-it z.Shaën Ëaddoups, u diskutuan tema mjaft të rëndësishme me interes në fushën e sigurisë, përfshirë mbështetjen me trajnime të avancuara dhe me projekte të ndryshme, siç është edhe pilot projekti i sistemit të kamerave për trup, ku pritet që zyrtarët policorë në të ardhmen të pajisen me këto kamera.

Policia e Kosovës do të vazhdojë të punojë për ta forcuar bashkëpunimin dhe marrëdhëniet tashmë të mira me partnerët ndërkombëtar, e në veçanërisht me INL-in dhe ICITAP-in, të cilëve Policia u është mirënjohëse për mbështetjen dhe përkrahjen e pakursyer.

Takimi rezultoi me zotimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe partneritetit të fortë në mes komuniteteve për zbatim të ligjit në Kosovë dhe SHBA.

Lajme të ngjashme