Baku Grand Slam: Loriana Kuka nis rrugëtimin me fitore në Azerbajxhan, e mposht gjermanen Zenker në raundin e dytë - NACIONALE

Baku Grand Slam: Loriana Kuka nis rrugëtimin me fitore në Azerbajxhan, e mposht gjermanen Zenker në raundin e dytë

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, ka filluar shumë mirë rrugëtimin e saj në Baku Grand Slam në Azerbajxhan, ku ka mposhtur gjermanen Teresa Zenker në raundin e dytë me Ippon në kategorinë deri 78 kilogram.

Kuka kaloi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa të dytin në luftën me Zenker fitoi me jo shumë mund, pasi zuri kundërshtaren në një pozitë jo të mirë me një lëvizje të quajtur Osaekomi ku e mbajti shtrirë në tatami për 20 sekonda atë, për t’u kualifikuar në çerekfinale me Ippon.

Në çerekfinale, Loriana do të ketë punë me holandezen Guusje Steenhuis, përballje kjo që zhvillohet për shumë pak kohë.

Lajme të ngjashme