Loriana Kuka e mposht kundërshtaren e parë, kalon në raundin tjetër
Xhudistja, Loriana Kuka, ka arritur me shumë lehtësi ta kalojë raundin e parë në kategorinë e saj deri në 78 kilogram ku përballë e kishte garuesen nga Kazakistani, Nazerke Tileukhanova.
Kuka e fitoi luftën shumë shpejtë me një Ippon dhe tani në ndeshjen e radhës do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Emma Reid.
Kujtojmë se Loriana është garuesja e fundit për Kosovën në ditën e tretë dhe përfundimtare në Abu Dhabi, pas Nora Gjakovës që fitoi medalje të argjendtë ditën e premte dhe Laura Fazliut që u mposht në raundin e dytë dje.