“Loqkoman, vllau jem”: Pas fjalëve në studio, Astrit Gashi e Rexhaj i VV-së debatojnë me germa - NACIONALE

“Loqkoman, vllau jem”: Pas fjalëve në studio, Astrit Gashi e Rexhaj i VV-së debatojnë me germa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përplasja në studion e “Debat Plusit” të RTV Dukagjinit, “shpërthimi debatues” në mes deputetit të VV-së, Arbër Rexhaj, dhe analistit Astrit Gashi ka vazhduar edhe në Facebook.

Pas artilerisë gojore, Rexhaj e Gashi kanë përdorur edhe armatimin “shkronjorë” kundër njëri-tjetrit. I pari që reagoi pas debatit, ishte deputeti i VV-së. Rexhaj e botoi në Facebookun e tij të plotë përplasjen me Gashin në studion e Ermal Pandurit.

Madje, ai shkroi edhe një paragrafë, ku tregoi habinë e tij me shpërthimin e Gashit.

“Sinqerisht isha i befasuar me mllefin që e gjeta sot. Ndërkohë të mos e pranosh që gjendja në veri ka ndërruar drastikisht për të mirë vërtetë duhet të jesh në një botë iluzore ose nuk e di ku tjetër.” – shkroi Rexhaj.

Duarkryqë nuk ka qëndruar as z. Gashi, i cili ia dedikoi një shkrim të shkurtër Rexhajt, të cilit iu referua, me shumë gjasë në formë ironike, si “loqkoman” e “vllau jem”. Edhe në shkrimin e tij, z. Gashi ka vazhduar ta cilësojë si propagandë qëndrimet e narrativën e Rexhajt.

“Loqkaman Arberi, ke ne studio e megjase i hupi topi nga shkermoqja e propagandes se ulet, nuk tha gje aty. Kur paska shku ne shpi koka kujtu cka me thane e qebesa paska hy pak edhe ne halucinacione. Qaty ke Arber pse nuk folshe, kishim debatu edhe per kete qeshtje.

Debati per kete eshte. Kur kryhet debati, vazhdon jeta. Nuk ke pse mbetesh aty, vazhdo jeto!

Une vazhdoj me pas respekt per ty, ama propaganden nuk e perbije por e pshtyje! Bone me tjeterkon vllau jem” – shkroi Gashi.

Lajme të ngjashme