“Lopa jote ka hy në arën time”, përleshen mes vete tre anëtarë të familjes Sahiti, njëri përfundon në spital - NACIONALE

“Lopa jote ka hy në arën time”, përleshen mes vete tre anëtarë të familjes Sahiti, njëri përfundon në spital

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Tre persona janë përfshirë në një rrahje në Skenderaj, saktësisht tek një familje e quajtur Sahiti, dhe ku është dashur të ndërhynte edhe Policia e Kosovës.

“Lopa jote ka hy në arën time”, ishte kjo arsyeja pse tre persona u përleshën mes vete.

Sipas informacioneve te Sinjalit, dy të dyshuarit D. Sahiti dhe Sh. Sahiti janë kapur me palën tjetër po ashtu të familjes Sahiti, pas një mosmarrëveshje për kullotjen e lopëve në tokën e viktimës.

Njëri nga tre personat, në këtë rast edhe viktima, është goditur, dhe kjo ka bërë që familjarët të njoftojnë edhe Policinë.

PK menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, ku të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare për trajtim mjekësor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale “lëndim i lehtë trupor”.

Lajme të ngjashme