Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama i shkon në zyre ministrit të Sportit - NACIONALE

Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, Rama i shkon në zyre ministrit të Sportit

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është takuar sot me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të biseduar rreth koordinimit për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ai është zotuar se nuk do të mungoj bashkëpunimin institucional që këto lojëra të shkojnë sa më mirë.

Në profilin e tij në Facebook, Rama ka shkruar se po punohet që Kosova të jetë plotësisht e përgatitur për këto lojëra.

“Bashkëpunimi institucional është kyç për suksesin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Sot u takova me Ministrin e Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, për të koordinuar hapat e radhës dhe për të siguruar që përgatitjet të ecin me ritmin dhe seriozitetin që kërkon një ngjarje e këtij niveli. Po punojmë që të jemi plotësisht të përgatitur për këtë moment të rëndësishëm ndërkombëtar. Vazhdojmë”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme