Logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm përfundon në spital - NACIONALE

Logopedi që abuzoi me 5-vjeçaren me autizëm përfundon në spital

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në mediat sociale të dielën u publikua një video ku shihet logopedi Iljasa Fazliu nga Gjilani duke abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij me një fëmijë 5-vjeçar të diagnostikuar me autizëm.

Audio-incizimi fillimisht u publikua nga Gazeta Insajderi. Në të dëgjohet logopedi Fazliu duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij.

Pas këtij skandali, policia e ka arrestuar logopedin Iljasa Fazliun.

Por gjendja shëndetësore e Iljasa Fazliut nuk raportohet të jetë e mirë. Sipas avokatit të tij, Donat Huruglica, pacienti i tij tash e dy ditë po trajtohet në spitalin e Gjilanit si pasojë e shqetësimeve e gjendjes shëndetësore e emocionale që ai thotë se i ka pësuar pas publikimit të videos.

Klienti im është në spital duke u trajtuar. Seancën dëgjimore e ka mbajtur në spitalin rajonal të Gjilanit”- tha avokati.

Megjithatë, hollësi për gjendjen shëndetësore të logopedit Iljasa Fazlit dha të martën edhe drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Arsim Emini.

Mund të ju informojë se pacienti është duke u trajtuar te ne. Sot i janë marrë mostrat e gjakut dhe porsa t’i kemi rezultatet, do të vendosim për trajtimin e mëtejmë. Në spital është pranuar me hipertension dhe me sheqer, ndodhet në repartin e Internos”- i tha Nacionales drejtori i Spitalit të Gjilanit.

Kujtojmë se Iljasa Fazliu ishte emëruar u.d. i shefit të shërbimit të Logopedisë në QKUK nga u.d. drejtoresha e ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu-Raçi./Nacionale.com/

Lajme të ngjashme