Llapjanit ia dëmtojnë veturën dhe e kanosin përmes një letre - NACIONALE

Llapjanit ia dëmtojnë veturën dhe e kanosin përmes një letre

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një burrë ka raportuar se është kanosur nga persona të panjohur në Podujevë.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, atij i është dëmtuar vetura dhe është kanosur përmes një letre.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë:

KANOSJE

Podujevë 16.09.2023 – 22:00-08:00. Është raportuar se persona të panjohur i kanë dëmtuar veturën viktimës mashkull kosovar dhe të njëjtin e kanë kanosur përmes një letre. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar veprën e rastit i cili vazhdon të hetohet.

Lajme të ngjashme