Llapjani ushtron dhunë ndaj dy grave dhe një burri: Dyshohet se përdori edhe sëpatë - NACIONALE

Llapjani ushtron dhunë ndaj dy grave dhe një burri: Dyshohet se përdori edhe sëpatë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Podujevë.

Atje dyshohet se një qytetar ka ushtruar dhunë ndaj 3 viktimave. Dy gra dhe një burrë.

Atij i është konfiskuar edhe një sëpatë e cila dyshohet se është përdorur në rast.

Njoftim i Policisë:

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 3 viktimave, dy femrave dhe një mashkulli kosovarë, me ç’rast viktimës mashkull kosovar i kishte shkaktuar lëndime trupore, për të cilat i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Nga i dyshuari është sekuestruar një sopatë që dyshohet se ishte përdorur në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajme të ngjashme