Llapi e nis kundër Vllaznisë së Pozhoranit mbrojtjen e trofeut të Kupës së Kosovës - NACIONALE

Llapi e nis kundër Vllaznisë së Pozhoranit mbrojtjen e trofeut të Kupës së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Llapi do ta nisë mbrojtjen e trofeut të Kupës së Kosovës kundër klubit nga Liga e Parë, Vllaznia e Pozhoranit, në 1/16 e finales.

Shorti për 1/16 e finales së Kupës së Kosovës u hodh sot në selinë e Federatës së Futbollit e Kosovës.

Ndërkohë, kampioni i Superligës Ballkani, do të përballet me Phoenix, klubit nga Liga e Parë.

Ndeshjet e këtij rrethi të garës zhvillohen më 17 nëntor.

Çiftet e 1/16 së finales

Llapi – Vllaznia Pozhoran

Vëllaznimi – Prishtina

Dukagjini – Rilindja 1974

Prizreni – Istogu

Feronikeli ’74 – 2 Korriku

Phoenix – Ballkani

Vushtrria – Drenasi

Vjosa – Ulpiana

Drenica – Flamurtari

Behari – Ferizaj

Drita – Liria

A&N – Rahoveci

Trepça ‘89 – Kika

Trepça – Gjilani

Fushë Kosova – Arbëria

Ramiz Sadiku – Malisheva

Lajme të ngjashme