Llapi – Drita shtyhet për një ditë, gjilanasit ankohen për joseriozitet - NACIONALE

Llapi – Drita shtyhet për një ditë, gjilanasit ankohen për joseriozitet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja ndërmjet Llapit e Dritës e planifikuar të luhej në ditën e shtune është shtyrë për të dielën e 30 tetorit dhe kjo për gjilanasit përbën një joseriozitet dhe mos respekt ndaj klubeve dhe Superligës së Kosovës.

Tutje, Nënkampioni i Kosovës në edicionin e kaluar thotë se njoftimi është bërë 48 orë para ndeshjes ku skuadra e tyre veçse ishte gati për zhvillimin e ndeshjes dhe shtyrja erdhi përmes një E-maili pa ndonjë sqarim.

Njoftimi i plotë i skuadrës në Facebook

Shtyhet ndeshja për të dielën pa asnjë arsye

FC DRITA shpreh shqetësimin sepse ndeshja e xhiros së 14-të e paraparë të zhvillohet të shtunën është shtyrë pa ndonjë arsye për të dielën, 30 tetor.

Kur kishin mbetur më pak se 48 orë para ndeshjes KF Llapi - FC DRITA, vjen një njoftim në E-mail se ndeshja është shtyrë nga Komisioni i Garave të FFK-së pa dhënë ndonjë sqarim, ku dihet se ndryshimet e orareve bëhen vetëm në raste të veçanta gjë për të cilën komisioni nuk ka pasur arsye në këtë rast .

Në anën tjetër, klubi ynë ka bërë të gjitha përgatitjet për zhvillimin e ndeshjes së paraparë për të shtunën dhe zhvendosje e ndryshime pa arsye tregojnë jo seriozitet ndaj garave.

Veprime të tilla nuk i bëjnë aspak nder futbollit kosovar, duke treguar mos respekt ndaj klubeve dhe vet Superligës së Kosovës.

𝐅𝐂 𝐃𝐑𝐈𝐓𝐀⬜️🟦

Lajme të ngjashme