Lladrovci: Vendimin për kandidaturën time e merr PDK-ja, jam i gatshëm të vazhdoj - NACIONALE

Lladrovci: Vendimin për kandidaturën time e merr PDK-ja, jam i gatshëm të vazhdoj

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka lënë të hapur mundësinë për të kandiduar sërish për këtë post në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por, vendimi tha se i takon partisë.

“Ju e dini se i takoj subjektit politik shtetformues e shtetndërtues, i cili respekton programin e statutin e partisë, prandaj, edhe pres veprime nga niveli qendror të marrë vendim. Vendimi besoj fort, do të bazohet në performancë, organizimin e fuqishëm lokal, në kontributin e votës nacionale, meritokracinë dhe kapacitetin e lidershipit për të adresuar shqetësimet e qytetarëve”, thotë Lladrovci, për Gazeta Blic.

I pyetur nëse do të jetë përsëri kandidat i PDK-së për kryetar të komunës, Lladrovci tha:

“Si themelues i PDK-së, përtej besimit nga qytetarët që merret me votë, punën dhe angazhimin për qytetarin e quaj edhe obligim, andaj, pres vlerësim për të gjitha komponentët e parimeve për kryetar të komunave nga PDK, normalisht, vendimin e pres në paqe me veten dhe punën e deritashme duke marrë parasysh edhe gatishmërinë për të vazhduar përgjegjësinë

Lajme të ngjashme