Lladrovci: Unë jam Partia Demokratike, s’ka bir nëne që më heq prej PDK-së - NACIONALE

Lladrovci: Unë jam Partia Demokratike, s’ka bir nëne që më heq prej PDK-së

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur rreth kandidimit të tij për një mandat të ri në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, gjatë një interviste në emisionin “Debat Plus”.

Pavarësisht se në këtë garë do të përballet me kandidatin tjetër të PDK-së, Petrit Hajdari, Lladrovci u shpreh i bindur në pozitën e tij brenda partisë.

Ai theksoi se ka dhënë kontribut të madh në PDK dhe se e ndjen veten të pandashëm nga kjo parti.

“Unë jam Partia Demokratike, kush që më heq prej Partisë Demokratike s’ka bir nëne. Kam punuar për Partinë Demokratike, e kam bërë krenare Partinë Demokratike”, tha ai në “Debat Plus”.

Lajme të ngjashme