Lladrovci takohet me Endrit Thaçin: Me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën e nderit e atdhetarizmit - NACIONALE

Lladrovci takohet me Endrit Thaçin: Me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën e nderit e atdhetarizmit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur në takim Endrit Thaçin, djalin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Lladrovci ka dhënë detaje për këtë takim duke thënë se Endriti ishte një mysafir i rrallë dhe i çmuar.

Mysafir i rrallë, mysafir i çmuar, Endrit Thaçi, në Drenas, zemrën e Kosovës. Takimi me Endritin, çdo herë më zgjon emocione të forta, sepse, menjëherë rizgjohet dhimbja për padrejtësinë dhe lumi i kujtimeve.” – ka shkruar Lladrovci.

Ai tutje ka thënë se Endriti është krenari e familjes Thaçi, që me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Sinan Thaçit.

Veprimtaria e përbashkët atdhetare me mikun tim, Hashim Thaçin, është e begatë dhe duhet kujtesë e fuqishme për renditjen e shumë ngjarjeve, nga njohja, te aksioni i parë i UÇK-së më 1992, e deri te vizita në Hagë. Endriti është krenari e familjes Thaçi, me urtësi dhe zgjuarsi, ndjek rrugën sa të vështirë, aq të rëndë, rrugën e nderit e atdhetarizmit të Hashim Haxhi Sinan Thaçit. Faleminderit për vizitën Endrit!” – ka përfunduar Lladrovci.

Lajme të ngjashme