Lladrovci për vizitën e Thaçit: Sot, në Kosovë gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe - NACIONALE

Lladrovci për vizitën e Thaçit: Sot, në Kosovë gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunes së Drenasit Ramiz Lladrovci ka komentuar vizitën e ish-Presidentit Hashim Thaçi në QKUK ku ky I fundit erdhi për ta parë babain e tij të sëmurë.

Lladrovci ka shkruar se në Kosovë sot gjithçka lëvizi dhe se ishte krejt ndryshe. “Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë re të zeza. Faleminderit President!” – shkroi ndër të tjera ai.

E plotë:

“Sot, në Kosovën tonë, gjithçka lëvizi, ishte krejt ndryshe. Emocionet na mundën dhimbjen. Hashimi e vizitoi Bacën Haxhi. Mbi Kosovën, kishte vranësirë, por, nuk janë re të zeza. Faleminderit President!”

Lajme të ngjashme