Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari pas vdekjes tragjike të djalit të tyre në aksident
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka shprehur ngushëllimefamiljes Bajraktari, pas lajmit të rëndë për vdekjen e djalit të tyre, Lirim Bajraktarit, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti në komunikacion.
Përmes një komunikate për media, i pari i Drenasit ka ndarë dhimbjen me familjarët e të ndjerit.
Postimi:
Kryetari Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari për humbjen e të dashurit të tyre, Lirim Bajraktari
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka ngushëlluar familjen Bajraktari nga Drenasi për humbjen e të dashurit të tyre, Lirim Z. Bajraktari, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Bajraktari, miqtë dhe të afërmit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto çaste të vështira.
Ai ka theksuar se humbja e një të riu është e rëndë për familjen dhe për gjithë qytetarët tanë, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje në këto momente të rënda.
Zoti e mëshiroftë!