Lladrovci: Kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë - NACIONALE

Lladrovci: Kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u shpreh i bindur në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, se ai do të jetë kandidati i vetëm për kryetar Drenasi nga radhët e PDK-së.

Ai theksoi se i respekton të gjithë ata që shprehin ambicie, por u shpreh kategorik se kandidati i vetëm zyrtar do të jetë ai vetë.

“Unë çdo kandidat që i hyn garës e vlerësoj, por kandidat për kryetar komune në Drenas ka veç një dhe ai jam unë”, deklaroi Lladrovci në Rubikon të Klan Kosovës.

Lajme të ngjashme