Lladrovci: Faleminderit qytetarëve që votuan për kryetarin e tyre me punë dhe me zemër PDK - NACIONALE

Lladrovci: Faleminderit qytetarëve që votuan për kryetarin e tyre me punë dhe me zemër PDK

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Pas fitores ndaj kundërkandidatit të PDK-së, Petrit Hajdari, në zgjedhjet komunale të 12 tetorit, kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha në Pressing se mbështetja e qytetarëve ka qenë vlerësim për punën dhe përkushtimin e tij.

Ai tha se kishte paralajmëruar kundërkandidatin se logoja e PDK-së nuk do të mjaftonte për t’i siguruar një fitore.

“I falënderoj qytetarët e Drenasit që kanë votu për kryetarin e tyre që është me punë, me vepra, me zemër PDK. Pra, unë kam thënë: jam ma PDK, garoj me Iniciativën për Drenasin Kampion sepse ma kanë marrë të drejtën me garu me logon e PDK-së, dhe le të vijë e të matet kush është ma PDK – a jam unë që s’e kam logon apo ata që e kanë logon. Unë ia kam rrit vlerat PDK-së me punë, me transparencë, me gjithçka. Ndërsa kandidatit që e kanë vendos, e që ka besu që me logon e PDK-së fiton në Drenas, i kam thënë që nuk mund të fitosh sepse kam punu fort.”

Lajme të ngjashme