Lladrovci e përkrah Ajazin si u.d të degës: Drenasi mbetet i bashkuar
Ramiz Lladrovci ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në degën e Partisë Demokratike e Kosovës në Drenas, duke theksuar unitetin dhe angazhimin për fitore në zgjedhjet e ardhshme.
Lladrovci ka deklaruar se Drenasi ka qenë dhe mbetet i bashkuar, duke e cilësuar këtë komunë si bastion të dikurshëm të Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe sot bastion të pathyeshëm të PDK-së.
Ai bëri të ditur se emërimi i Driton Ajazit si ushtrues detyre i Degës deri në zgjedhje dhe njëkohësisht shef i shtabit zgjedhor për zgjedhjet nacionale, ka marrë përkrahjen e plotë të kryetarit të partisë dhe të tij.
Sipas Lladrovcit, ky organizim synon “t’i thotë stop krizës” dhe të sjellë ndryshim në Kosovë.
“Angazhimi ynë për fitoren e PDK-së në Drenas, është detyra jonë dhe do ta kryejmë me nder”, ka shkruar ai.