Liverpooli në shitje
Fenway Sports Group (FSG) e ka nxjerrë Liverpoolin në shitje.
Kompania amerikane e ka vënë shitjen e plotë të klubit në dispozicion për palët e interesuara, sipas The Athletic.
FSG-ja kishte shikuar mundësitë për ta shitur klubin edhe në të kaluarën, por nuk i kishte shkuar deri në fund kësaj pune.
Nuk është e qartë nëse mund të arrihet ndonjë marrëveshje në fund, por FSG-ja ka bërë ftesë për oferta.
Në një komunikatë për The Athletic, FSG-ja, e cila e ka në pronësi edhe Voston Red Sox, ka thënë: “Së fundmi kemi pasur një numër ndryshimesh në pronësi të klubeve të Premierligës angleze dhe neve rregullisht na bëjmë pyetje për pronësinë e Liverpoolit”.
“FSG-ja ka thënë edhe më parë se do të konsideronte aksionarë të rinj nëse kushtet plotësohen edhe nëse kjo është në interes të Liverpoolit si klub”, thuhet në njoftim.